Në protokollin sanitar të hartuar nga FSHF e të miratuar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, në asnjë rast nuk lejohen që tifozët të jenë të pranishëm në stadium apo të grumbullohen në vende të ndryshime. Rregullat e imponuara nga Covid-19 nuk kanë zmbrapsur tifozët e Tiranës të cilët sërish shoqëruan ekipin e Tiranës në transfertën e radhës, atë kundër Skënderbeut.

Me dhjetëra tifozë ishin mbledhur poshtë hotelit ku ishte akomoduar ekipi i kryeqytetas duke i dhuruar idhujve të tyre në atmosferë të ngrohtë përpara një sfidë shumë delikate si ajo kundër Skënderbeut.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb