Mërgim Mavraj u prezantua ditën e sotme te skuadra e Aris. Të shumtë ishin tifozët që dolën në rrugët e Selanikut për të pritur mbrojtësin shqiptarë. Në prononcimin për mediat, Mavraj u shpreh:

“Faleminderit të gjithëve për pritjen. Jam shumë i lumtur që jam këtu në një vend special. Kam parë fushën e lojës, por tani po mundohem të imagjinoj se si do të jetë kur do të zbres në fushë përpara tifozëve të tillë. Basha më ka treguar shumë gjëra të mira, të cilat më bindën që të vija këtu.

Mavraj55

Tani më mbetet të takoj shokët e skuadrës, trajnerin, të ndjej atmosferën në dhomat e zhveshjeve dhe pres me padurim që të luaj”, u shpreh Mavraj. 32-vjeçari pritet të aktivizohet në ndeshjen e 22 shtatorit përballë Janinës së Andi Lilës në transfertë.

PanoramaSport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: