Të dielën në “Wanda Metropolitano” Atletico Madrid luajti ndeshjen e fundit e fundit të sezonit në “La Liga”, me kapitenin Torrës që mbylli karrierën në mënyrën më të mirë, duke realizuar ‘tripletë’.

Gjithsesi jo gjithçka shkoi mirë për vendasit. Gjatë lojës tifozët vërshëllyen Antoine Griezman, futbollistin francez që përflitet se është shumë afër kalimit te Barcelona.

Natyrisht që 26-vjeçarit nuk i ka pëlqyer aspak ky veprim duke parë që jo më larg se të mërkurën me dygolëshin e tij i siguroi klubit fitoren e “Europa League”. Për ta qetësuar sadopak mendoi kapiteni Torres, i cili fillimisht iu afrua dhe i hodhi dorën në qafë, ndërsa më pas i tha: “Ne nuk do të qortojmë për asgjë. Këtu ne kemi vërtet nevojë për ty.”

Kaq ka mjaftuar që Griezman-it t’i mbushën sytë me lot. Vjet ai zgjodhi të mos largohej duke parë se klubi u dënua të mos bënte merkato në hyrje, ndërsa këtë herë duket vendimi besohet se është marrë: ai do shkojë te Bercelona.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb