TIRANE – Në rrjetet sociale janë publikuar pamjet e sherrit masiv mes tifozëve të Partizanit dhe asaj të Tiranës, javën e shkuar, kur dy tifozeritë janë përplasur në afërsi të rrugës “Myslym Shyri”.

Në një video të publikuar në “Youtube” nga grupimi i tifozëve të Partizanit, “Ultras Guerrils”, duket momenti kur tifozët përleshen me shkopinj, rripa e shishe, ndërsa ndezin edhe flakadanë në rrugë.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: