Për gati 20 vite ata kanë qenë rivalët më të mëdhenj në “Premier League”, por kjo nuk e ka penguar Alex Ferguson t’i japë nderimet e duhura Arsene Wenger-it sot në “Old Traford”.

Manchester United po luan kundër Arsenal dhe fillimi i ndeshjes është shfrytëzuar për të respektuar një figurë si Wenger, i cili në fund të sezonit do të largohet nga Arsenal pas 22 vitesh.

Mbi të gjitha, me iniciativën e Ferguson edhe Mourinho, trajneri aktual i United, ka përshëndetur Wenger-in. Këto momente janë shoqëruar me duartrokitje të gjata të tifozë të pranishëm.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb