Ndeshja mes Romës dhe Feyenoord-it që do të luhet në Tiranë është në fokus të mediave vendase dhe botërore, për shkak të përmasave të kësaj sfide dhe asaj që përfaqëson.

Tifozëritë e të dyja skuadrave kanë arritur ditët e fundit në Shqipëri për të ndjekur ekipet tyre të zemrës. Ndërkohë, janë regjistruar edhe incidentet e para dhe një prej tyre, është pasqyruar nga mediat greke.

Në një video të bërë virale, shihet se si një tifoz i ekipit holandez urinon mbi autobusin e Romës. Të rinjtë shihen pranë hotelit ku po qëndron delegacioni i Romës dhe kanë takuar të takohen me trajnerin Mourinho. Kur nuk e kanë gjetur, filmuan veten duke urinuar mbi autobusin e ekipit të njohur.

Dy të rinjtë nuk tregojnë fytyrat e tyre, por është shumë e lehtë t’i lokalizosh, shkruajnë mediat helene. Më tej, ata paralajmërojnë trazira dhe incidente, pasi të dyja ekipet kanë kohë që nuk janë ndeshur me njëra-tjetrën në kompeticionet Evropiane.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb