50 mijë zemra verdhekuqe ndoqën nga shtëpia e tyre, nga stadiumi “Olimpico” suksesin e Romës në “Air Albania”. Pas festës në Tiranë, rreth orës 04:40, trofeu i Conference League zbarkoi në Romë.

Sapo avioni hapi dyert në Fiumicino, kapiteni Pellegrini ishte i pari që zbriti me trofeun në duar, pas tij, Cristante, Mancini e me radhë të gjithë heronjtë e këtij suksesi.

Ekipi iu drejtua qendrës stërvitore në Trigoria, ku pavarësisht se ishte ora 5 e mëngjesit me qindra tifozë i prisnin ende zgjuar duke detyruar Mourinho-n dhe pjesën tjetër të ekipit të hipnin mbi tarracë për ti treguar tifozëve të tyre trofeun e Confernece League. Sigurisht ky është vetëm fillimi i një festë të gjatë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb