ELBASAN 

Në “Elbasan Arena” po luhet derbi i kryeqytetit, ndeshja mes Partizanit dhe Tiranës.

Në videot e mbërritura në redaksinë e “Balkanëeb” shihet se situata ka agravuar tashmë.

Disa tifozë kanë shfaqur sjellje të dhunshme, duke shkaktuar rrëmuja në qendër të Elbasanit dhe në zona të tjera të qytetit.

 

Madje, në Elbasan i është vënë flaka një makine me flakadan, duke djegur automjetin.

Pas incidenteve të rënda, ka ndërhyrë policia, që ka bërë shoqërimin e disa tifozëve.

Mësohet se tifozëria e Partizanit dhe e Tiranës kanë pasur përplasje të dhunshme me njëra-tjetrën në Elbasan. Madje, gjatë përplasjeve, dy persona janë lënduar.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb