Pasi prekën për herë të parë fazën e grupeve në “Euro2020”, një sukses historik ky, Maqedonia e Veriut po përjeton një tjetër ëndërr, akoma më të madhe.

Suksesi përballë Italisë ishte i pabesueshëm, i ndërprenë rrugëtimin një përfaqësuese emblemë, 4 herë kampion bote, ndërsa tashmë kanë përpara dhe një finale, finalen e playoff përballë Portugalisë, ku në rast suksesi do të siguronin një biletë për në Botëror.

Kalojnë apo jo më tej, kjo mbetet për tu parë, por tifozët maqedonas e kanë shijuar në maksimum suksesin përballë Italisë duke dalë më mijëra në sheshin e Shkupit duke festuar këtë fitore të madhe.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb