Kur ka lojë dhe rezultate, tifozët përgjigjen menjëherë të gatshëm për të ndjekur çdo ndeshje të kombëtares shqiptare. Kjo shihet qartë sot, kur me një rival si San Marino, një nga ekipet më të dobëta në botë, përsëri ka pasur interes për të ndjekur kuqezinjtë.

Në sheshin para stadiumit “Elbasan Arena” ka patur grumbullime tifozësh si në një ndeshje ndaj ekipeve më të njohura e kore që nuk kanë munguar për të ndezur atmosferën. Mendohet të jenë rreth 4 mijë tifozë.

Ndërkaq, janë krijuar edhe radhë para impiantit, si për të hyrë në stadiumin ku zhvillohet ndeshja, ashtu edhe për të blerë biletat në minutat e fundit.

Kjo, pasi qartësisht ka një interes për këtë brez të ri lojtarësh që po mundohet të ndryshojnë fizionominë e një loje jo shumë bindëse të viteve të fundit që kishte zbehur edhe entuziazmin rreth ekipit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb