Nuk më dyshime. Gabriel Jesus do të jetë afrimi më i ri i Arsenal. Klubi me seli në Londër ka gjetur gjuhën e përbashkët me Manchester Cityn për transferimin e brazilianit, me kostot e operacionit që shkojnë pak më shumë se 50 milionë euro.

Për zyrtarizmin klubi po përgatit një video. Një tifoz është gjendur në Emirates Stadium në ato ccaste që po regjistrohej spoti, duke fotografuar Jesus-in nga larg.25 vjeçari zgjodhi të largohej nga qyteti i Manchesterit, pasi nën drejtimin e Pep Guardioles ishte vendosur një tjetër bomber i madh si Erling Haaland.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb