Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mbrëmë në kampionatin Çek mes Viktoria Plzen, ish-ekipit të Ergys Kaçes dhe MFK Karviná.

Një tifoz thuajse i zhveshur ka hyrë në fushë në minutën e 72-t duke ndërprerë ndeshjen. Është dashur ndërhyrja e forcave të sigurisë të cilët nuk e kanë patur të thjeshtë për të kthyer gjithçka në normalitet.

Nuk dihet nëse do të ketë dënim për tifozin por ai ia ka arritur qëllimit për të marrë shumë vëmendje.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: