Tirana është bërë gati për supersfidën mes Feyenoord dhe Romës. Në qytet është kufizuar lëvizje e makinave dhe ambientet janë vendosur në dispozicion të tifozërive, vendas e të huaj.

Gazetarja Aurora Golemi, raportoi nga zona e “Pedonales” që është “fan zone” e tifozëve holandezë. Ajo raportoi se situata deri më tani është e qetë dhe pritet që nga momenti në moment, tifozët të jenë më të shumtë në numër.

“Atmosfera është e qetë ende. Tifozëria do ta popullojë shumë shpejt këtë zonë. Tifozët holandezë kanë konsumuar alkool. Pedonalja ka qenë e mbushur me shishe birre. Me aq sa kam komunikuar ditën e djeshme, me tifozët holandezë, shumica s’kanë gjetur akomodim në Tiranë. E kanë shijuar vizitën edhe për bregdetin shqiptar. Kanë bërë plazh dhe kanë ardhur në Tiranë për festën. Policia se ka pasur të lehtë ditën e djeshme. Kam takuar shumë familjarë. Kanë ardhur familjarisht këtu për të ndjekur finalen”, tha gazetarja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: