Tirana pësoi disfatë 4-0 ndaj Fenerbahçes, në miqësoren e fundit të luajtur në Turqi. Ekipi i drejtuar nga Orges Shehi e pa veten në disavantazh pas 9 minutash lojë, teksa një krosim fantastik shfrytëzohet ashtu siç duhet nga shqiptari Mërgim Berisha.

 

Bardheblutë  do vuanin shumë, sidomos në lojën në ajër dhe do ndëshkoheshin përsëri në një mënyrë të ngjashme. Sërish, sapo fillon pjesa e dytë, një top i krosuar shkon te Novak, që nuk fal me kokë.

Me avantazhin e dyfishtë, vendast e Fenerbahçes e patën të lehtë për të administruar rezultatin, me fatin e takimit që ishte vendosur tashmë. I 3-ti dhe i katërti do vinin në fund, nga Pelkas dhe Samatta.

Të pranishëm për këtë parë nga afër takimin ishin edhe drejtuesit e Tiranës, me këta të fundit që me siguri nuk kanë dalë nga impianti të kënaqur.

Në miqësoret e mëparshme, Tirana u mposht 1-2 ndaj Dinamo- Auto Tiraspol, triumfoi 2-0 ndaj Shkupit, sakaq nuk shkuan më shumë se barazimi pa gola me Hermannstadt.

Bardheblutë dëshirojnë që të përgatiten sa më mirë të jetë e mundur për turin e parë kualifikues të Champions League, ku do ndeshen me ekipin nga Luksemburgu, Dudelange,  me datën 6 dhe 13 korrik.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: