2020 është një vit i veçantë për Tiranën, 100 vjetori i themelimit të klubit, një arsye më shumë për të bërë gjithçka është e mundur për tu rikthyer tek titulli kampion. 3 fitore në 3 ndeshjet e fundit kanë rritur shumë besimin në shtëpinë e bardhebluve, një ecuri pozitive e cila solli dhe konfirmimin e Emanuele Egbos në krye të Tiranës si trajner i parë.

Egbo nuk ka humbur kohë teksa sëbashku me të në Antalia të Turqisë ka fluturuar edhe Erjon Xhafa, i cili do të mbaj të njëjtin post, atë të zëvendës trajnerit. Xhafa u largua nga Tirana sëbashku me Ardian Memën, ishte ky i fundit që i besoi postin e zëvendës trajnerit, por me sa duket Egbo dhe stafi drejtues besojnë sërish teksa Xhafa duke e rikthyer në të njëjtën pozicion.

Hasani
Hasani

Tirana vijon fazën përgatitore me dy seanca në ditë ndërsa është rikthyer të stërvitet dhe pse i diferencuar, Edon Hasani.

Eni Imami
Eni Imami

Me grupin nuk kanë udhëtuar dy lojtarët, Dorian Kërçiku dhe Eni Imami. I pari është bashkuar me Bylis ku na nisur stërvitjen ndërsa Imami ndërpreu me kompromis kontratën me bardheblutë e cila i skadonte në qershor 2020. Largimi i Imamit dhe Kërçikut, dy lojtarë krahu, e detyrojnë Tiranën të futet në merkato për të plotësuar prapavijën, reparti që hasi shumë probleme gjatë dy fazave të para.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb