Tirana është zhvendosur në Pogradec aty ku po zhvillojnë fazën përgatitore për të qenë gati për rikthimin e tyre në Champions League pas 11 vitesh. Bardheblutë nuk dëshirojnë të jenë kalimtar në këtë aventure europiane, Egbo dhe bardhebelutë e kanë të qartë objektivin e tyre, kërkojnë të sigurojnë fazën e grupeve në Europa League, diçka të cilën e ka arritur vetëm Skënderbeu në të kaluarën. Fillimisht, Tirana duhet të bëj llogaritë me Dinamo Tbilsi, kundërshtari i tyre në turin e parë kualifikues në Champions League. Egbo pranon se ekipi gjeorgjian ka diçka më shumë në këtë pikë të sezonin, jo vetëm faktin që luajnë në fushën e tyre:

Ndryshe nga një vit më parë, Egbo dhe stafi drejtues e kanë më të lehtë të ndërtuar ekipin këtë sezon, ku sërish objektivi nuk ndryshon, titulli kampion. Egbo hodhi poshtë zërat që flasin për një transferim të Gledi Micit në kryeqytet, nuk preferoi të ndalet tek individët që lakohen shpesh në media, pasi grupi është i plotë dhe nuk parashikohen lëvizje të shumta, në kryeqytet do të afrohen vetëm ata lojtarë që mund të rrisin cilësinë në skuadër.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: