Tirana mbylli testet miqësore me një humbje me përmbysje përballë polakëve të Korona Kielce, por rezultati është gjeja e fundit që shqetëson trajneri Egbo. Bardheblutë në të tre testet miqësore të zhvilluar në tokën turke kanë shfaqur një formë të mirë. Të gjithë lojtarët janë të gatshëm 100% dhe në formën e duhur fizike, përjashto Edon Hasanin, me shkodran që nuk është riaftësuar plotësisht.

Faza përgatitore ka shkuar sipas parashikimeve ndërsa tani topi kalon tek stafi drejtues të cilët duhet të gjejnë në merkato minimalisht një mbrojtës, i aftë të luaj në qendër dhe në krah. Nga Tirana u larguan gjatë merkatos së janarit dy mbrojtës, Imami dhe Kërçiku, pikërisht prapavija është reparti i vetëm që bardheblutë kishin dhe kanë probleme.

Egbo
Egbo

Trajneri Egbo dhe stafi drejtues i Tiranës janë të qartë në këtë pikë, në këtë sesion duhet të gjejnë një mbrojtës. Alternativat nuk mungojnë teksa në tryezën e stafit drejtues janë disa opsione duke nisur nga Arlind Ajeti dhe deri tek i fundit, Albi Alla, ish mbrojtësi i Kukësit dhe Flamurtarit.

Albi Alla 1
Albi Alla 1

Pjesa tjetër e ekipit është e plotë, konkurrenca është rritur ndjeshëm, kjo falë edhe elementeve të ardhur nga akademia të cilët dhuruan paraqitje fantastike në fundin e gjysmës së dytë të sezonit. Me grupin në Antalia ka qenë i pranishëm edhe Mario Morina. Sulmuesi prej kohësh stërvitet në shtëpinë e bardhebluve por mungon zyrtarzimi i tij.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb