Tirana nuk di të ndalet, fiton edhe atëherë kur nuk shkëlqen duke hedhur një tjetër hap të sigurt drejt titullit kampion. Më shumë se çdo gjë tjetër, Egbo ka ditur ti jap këtij ekipi një mentalitet fituesi, një skuadër që nuk dorëzohet kurrë dhe që beson deri në fund tek fitorja. Ndaj Laçi ishte një tjetër ndeshje ku bardheblubtë nuk ishin as dominues e as të bukur për tu parë por sërish dinë të jenë fitues, arrin të shënojnë dhe me një gjysmë rasti si ai i Ngoo. Në këto moment të sezonit loja mbase është gjeja e fundit që ka rëndësi, pikët janë ato që vlejnë më shumë dhe që hipotekojnë statusin e Tiranës si kryesuese, plus 9 ndaj Kukësit, duke vendosur sërish nën presion ekipin e Orges Shehit. Kryeqytetasit e nisën vrullshëm sfidën por kurbinasit iu përgjigjën në të njëjtën formë, duele të forta për çdo top dhe një presing lart. Me kalimin e minutave, Laçi filloj të ngacmoj portën e Likës, për në asnjë moment nuk ishin të qartë në pasin final, mungesa e Naubueze është jetike për formacionin e Armando Cungut.

Kurbinasit janë dhe të pafat si në minutën e 28-të ku goditja e Ignjatoviç u përplas në shtyllën pingule. Pushimi mes pjesëve erdhi si bekim për Tiranën me bardheblutë që zbritën më të karikuar duke reklamuar menjëherë një 11-metërsh për prekje të topin me dorë në zonë. Në momentin më të mirë të Tiranës, Gent Muça bën me zemër tifozë duke kthyer një top të rrezikshëm pas për portierin Lika.

Në ndeshje të tilla çdo detaj bën diferencën dhe pikërisht nga një dalje jo e mirë e portierit Stazhilla, Ngoo përfitoi dhe më kokë dërgoi topin në rrjetë. Tifozët shpërthejnë në delir ndërsa Tirana bëhet me krahë, por Kobina në dy raste nuk arrin as të shërbej e as të shënoj duke bërë që ankthi të ishte i madhe në minutat e fundit. Zëvendësimet e shpeshta ulën ritmin e lojës ndërsa Tirana administroj me qetësi këtë 3 pikët të artë që i afron gjithnjë e më shumë me titullin kampion.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: