Janë luajtur pjesët e para të Tirana-Vllaznia dhe Flamurtari-Partizani. Në kryeqytet, bardheblutë po udhëheqin 2-0 pas golave të Torasës dhe Majkëll Ngo, një avantazh shumë komod ky, por dalja e Hoxhallarit me karton të kuq në fund të 45 minutëshit të parë ka prishur planet e Egbosë. Ndërkohë protesta të forta nga ana e Vllaznisë, që në minutën e 25-të kërkojnë penallti pas prekjes me dorë të topit nga ana e Bathës, por Jorgji vijon lojën.

Penalltia e pretenduar nga Vllaznia

31′ Torasa 1-0

35′ Ngo 2-0

Ndërkohë në takimin që po luhet paralelishit në Vlorë, Flamurtari dhe Partizani po barazojnë 1-1. Kryeqytetasit kaluan të parët në epërsi në minutën e 36-të me Bitrin, por vendësit barazuan 2 minuta më pas me Souzan.

36′ Bitri 0-1

38′ Souza 1-1

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb