Derbi i kryeqytetit mbetet një sfidë vitrinë për futbollin shqiptar, një ndeshje e mbushur me histori, emocione dhe prestigj, i tillë pritet të jetë dhe ky derbi, i katërt sezonal, që për fat të keq u shpërngul në “Elbasan Arena”.

Tirana kërkon fitoren me çdo kusht, për të mbyllur llogaritë matematikisht me çështjen titull, por në të njëjtën kohë për të vijuar dominimin e tyre në kryeqytet( 2 fitore dhe 1 barazim në tre përballjet e fundit).

Sfida Partizani-Tirana është kryefjala e javës së 33-të, një ndeshje e veçantë edhe për një personazh si Bledi Shkëmbi, një ish i famshëm i Partizanit. I fituar në News24, në emision Sport News të moderuar nga Enxhi Biba, Shkëmbi analizoi këtë derbi, si vijnë të dy ekipet.

Gjithashtu, ai flet se kush është favorit në këtë përballje dhe ku pritet të vendoset ndeshja. Në analizën e tij, Shkëmbi preku edhe sfidat e tjera të javës së 33-të, ku luhet për Evropë, por dhe për mbijetesë

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb