Tirana i ka njohur të gjithë tifozët me fanellat e reja të skuadrës për edicionin e ri futbollistik. Bardheblutë, pasi arritën marrëveshje me një kompani veshjesh, nuk nguruan të ndanin lajmin për tifozët në rrjetet sociale.

“KF Tirana në bashkëpunim me kompaninë e veshjeve Cohl’s Sports Wear, prezanton fanellat e sezonit të ri 2022/2023.Shprehim mirënjohjen për këtë bashkëpunim frytdhënës me bindjen se dy brand-et do të sjellin gjëra të mëdha në vazhdim. Kampionët tashmë vishen me Cohl’s” – Shkruan klubi.

Puna për sezonin e ri te kampionët e Shqipërisë vazhdon, ku fokusi nuk është vetëm te merkato e hyerjes dhe daljes, por edhe te marketingu.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by KF Tirana (@kftirana.al)

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb