Tirana nuk di të ndalet, kryeqytetasit vijojnë ecurinë rekord edhe përballë Teutës duke siguruar fitoren e 6-të radhazi, një rrugëtim fantastik me Egbon në stol që shton dhe më shumë endrrën e bardheblutë për të festuar 100 vjetorin e themelimit të klubit me titullin kampion. Tirana ka gjithçka në fushë, grintë, klas, fantaziti dhe lojtarët e duhur për të arritur këtë objektiv, e konfirmuan sërish në Air Albania Stadium ku për herë të parë mposhtën Teutën këtë sezon. Gjithçka u vendos në pjesën e parë, një fitore me përmbysje që tregon dhe mentalitetin fitues e brumosur këtë periudhë. Teuta zbriti në fushë pa frike dhe mënjehërë zbritën rrëzikshëm në zonën e Likës ku Kulibali shkëputet shpejt, godet në kufijtë e zonës së rreptësisë por topi devijohet në këndore.

Goli i Lorenco Vilës on Vidnews.

Teuta shokon vendasit me një zbritje të shpejtë në krahun e majtë, Vila ndjek mirë aksion dhe me kokë kaloi durrsakët në avantazh në minutën e 12-të. Për të ndërlikuar një transfertë të nisur në mënyrën më të mirë të mundshme mendoi Stivi Frashri, me portierin e Teutës që bën një gafe të pabesueshme duke i dhuruar një top Kale me brazilianin që ftoi Ngoo të shtyjë topin në rrjetë.

Goli i Ngo on Vidnews.

Tifozët bardheblu shpërthejnë në festë ndërsa Tirana rikthehet në lojë. Kryeqytetasit morën kontrollin e lojës ndërsa Ngoo shpik një asist fantastik për Agostin Torasën i cili vertikalizohet bukur duke kaluar portierin Frashri dhe Tiranën në avantazh, një gol shumë i bukur që ndez dhe më shumë atmosferën në stadium “Air Albania”.

Goli i Torasës on Vidnews.

Kjo transfertë nisi të shndërrohet në makth për Teutën teka në minutën e 41-të Çyrbja ndëshkohet me karton të kuq për gjest anti sportiv kundër Kale. Tirana e nisi në sulm edhe pjesën e dytë ku Kobina i shkoi shumë pranë golit të tretë në minutën e 50-të. Teuta kundërpërgjigjet me një dalje të shpejtë të Kulibali i cili shërben në qendër për Vilën por goditja e talentit durrsak ndalet nga Doka. Tirana shtoi dhe më shumë presionin në zonën e Frashrit për këtë herë portieri i Teutës reagoi saktë duke ndalur me këmbë Kobina. Me Teutën të hedhur përpara në sulm, Tirana kap të papërgatitur prapavijën e durrsakëve por janë të pafat, fillimisht me Ngon që godet shtyllën pingule ndërsa Batha me portën e boshatisur nuk arrin të dërgoj topin në rrjetë. Tirana administroi mirë minutat e mbetura duke marrë një tjetër fitore të madhe që i mban aty, në vendin e dytë, vetëm një pikë larg Kukësit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb