Bayerni fiton titullin e 10-të radhazi. Bavarezët triumfuan sot 3-1 me Dortmund, duke i dhënë fund kështu një herë e mirë diskutimeve për trofeun e Bundesligës. Ky sezon për të besuarit e Nagelsmann ka qenë fenomenal dhe pas 31 javësh, numërojnë 75 pikë. 24 fitore, 3 barazime dhe 4 humbje, këto janë statistikat e tyre këtë edicion deri më tani.

Gnabry do çonte në festë tifozët vendas në minutën e 15-të. Pas një kontrolli fantastik të topit, ai provon nga distanca dhe dërgon topin në cepin e portës.

Nuk mund të mungojë as Lewandowski. Sulmuesi polak dyfishoi shifrat.

Sapo fillon e dyta, miqtë verdhezi nisin të shpresojnë pas golit me penallti të Can, por më kot.

 

Musiala në të 83-tën fikson shifrat në 3-1, pas një assisti të Sabitzer.

Arritja në majat e futbollit gjerman për të disa-tin vit radhazi tregon se Bayern tashmë ka vendosur diktatin dhe nuk dihet edhe sa vite duhet të presim, për të para konkurrencë. Ky ishte trofeu i 32-të në histori për ta.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb