Mançester Siti duket se ka hequr dorë përfundimisht dhe nga shpresa më e çmendur për një rikuperim ndaj Liverpulit të Jurgen Klopit. Skuadra e Pep Guardiolës ka ngecur në shtëpi në një barazim 2-2 ndaj Kristal Palasit, duke e dëmtuar vetë veten në minutën e 90-të, kur Fernardinjo shënoi një autogol në portën e tij.

Tashmë Liverpuli ka shansin të shkojë në +16 nga Siti, ndërsa Leistëri mund ta kapë ekipin blu të Mançesterit në vendin e dytë nëse fiton nesër.

Edhe Arsenali zhgënjeu sot, kur barazoi 1-1 në shtëpi me Shefildin. Paqe dhe në Uotford-Totenhem 0-0, Brajton-Aston Vila 1-1 dhe Uest Hem-Everton 1-1. Fitore regjistroi vetëm Noruiçi që mposhtu 1-0 Barnmauthin dhe Ulvërhemptoni, që fitoi në transfertë 3-2 ndaj Sauthemptonit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb