Granit Xhaka po luan një sezon fantastik me Arsenalin. Pasi realizoi ndaj Sporting në Europë, mesfushori shqiptar me pasaportë zvicerane ka gjetur sërish rrugën e rrjetës.

Këtë herë, lojtari ka “tundur rrjetën” në kampionat ndaj Crystal Palace. 30 vjeçari numëron 28 ndeshje në Premier League këtë edicion, me trajnerin Arteta që i ka besuar pothuajse çdo sfidë vendin e titullarit.

Granit Xhaka vesh prej vitesh fanellën e Gooners. Më parë, ai ka qenë pjesë e Gladbah dhe  Basel.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: