Si të mos mjaftonte ecuria negative në Champions e zyrtarizuar me barazimin kundër Borussia Monchengladbach dhe pankina e lëkundur e Zinedine Zidane, te Real Madrid është gati për të shpërthyer një tjetër “skandal” që pritet të përçajë më shumë skuadrën.

Meritë për këtë ka Karim Benzema. Në pushimin e ndeshjes, sulmuesi është kapur nga kamerat e sigurisë të stadiumit në një dialog aspak të këndshëm me Benjamin Mendy. Në frengjisht, Benzema i kërkon shokut të tij të mos luajë me Vinicius. “Mos i paso. Të betohem për nënën time që luan kundër nesh”, janë fjalët e Benzema në prani edhe të portierit belg Courtois, që gjithashtu është frengjisht folës.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb