Me rastin e 100-vjetorit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Çekisë, dy libra studimorë janë promovuar në Tiranë. “Tokat çeke dhe shqiptare” të Dorian Koçit dhe “100 vjet marrëdhënie shqiptaro-çeke” rrokin detaje të një shekulli që zënë fill më 5 korrik 1922. Ambasadori Çek Karel Urban premtoi mbështetje politike.

Kam vetëm pak muaj këtu në Shqipëri por ka mjaftuar pak kohë që te kuptoj se rrugët e dijes në këtë tokë shkojnë thellë në kohë. Të dy librat do të jenë një tjetër bllok me rëndësi për historinë dhe marrëdhëniet ndërkombëtare. Vendi im merr për pak ditë, presidencën e Bashkimit Europian dhe ne këtë dritë jo vetëm që do të vazhdojmë të mbështesim Shqipërinë, në udhëtimin e saj drejt BE-së në kohë të vështira, por edhe të ndihmojmë në shkëmbime për interesa te përbashkëta.

Historiani Afrim Krasniqi përmblodhi raportin 100 vjeçar në pak fjalë.

“Shqipëria dhe Çekosllovakia nuk kanë pasur konflikt dhe as pika të errëta në marrëdhëniet e tyre dhe asnjë përplasje në ato që cilësohen problemë ndërshtetërore dhe pika të vështira për tu studiuar. Janë shtete që janë takuar në mënyrë indirekte siç qe Lufta e Parë botërore me ushtarë në një perandori të kohës. Janë shtetet që kanë pasur pikën kulmore për shkak të një ngjarje ideologjikë si viti 1968. Dhe janë shtet me një qasje të njëjtë në këto 30 vite me orientim politik euroatlantik”

Nga koha e Arbrit dhe Bohemia e largët, referuesit u ndalën në pikëtakime historike duke përçuar nevojën për përmirësim të teksteve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: