Aktori me famë botërore, Tom Cruise, ka shpërthyer me ulërima ndaj stafit, me të cilin po regjistron pjesën e shtatë të filmit “Mision i Pamundur”, pasi kanë thyer rregullat e vëna ndaj pandemisë së koronavirusit.

Në një audio të publikuar nga mediat botërore, aktori Cruise dëgjohet teksa iu flet ashpër punonjësve, të cilët edhe i kërcënon se do t’i pushojë nga puna, nëse do ta përsërisin një gjë të tillë.

Në audio, aktori dëgjohet të thotë me tone të ashpra se “Nëse të shoh që po e bën përsëri, je i pushuar. Ata janë kthyer në Hollywood, duke bërë filma tani, për shkak tonin. Ne po krijojmë mijëra vende pune”.

Gazeta tha se Cruise kishte parë dy anëtarë të ekipit “duke qëndruar shumë pranë njëri-tjetrit përpara një ekrani kompjuteri”.

Variety dhe Reuters cituan burime që konfirmonin se audio ishte e vërtetë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Xhirimet aktualisht po zhvillohen në MB. The Sun nuk tha kur ndodhi incidenti, por krijuesit e filmave u kthyen në vend në fillim të dhjetorit, sipas Reuters.

Filmi i shtatë u detyrua të ndalonte xhirimet në Itali për shkak të shqetësimeve në lidhje me përhapjen e koronavirusit dhe The Sun tha se aktori “personalisht ishte përpjekur të siguronte që të mos kishte më vonesa”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb