Komisioni i Ligjeve është shoqëruar ditën e sotme me përplasje, ku socialistët kanë sulmuar Ministrinë e Transporteve, për shtesën e kontratës për ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan.

Në komisionin e sotëm, deputeti i pavarur Tom Doshi ka “marrë hak” sot kundër deputetit socialist Pandeli Majko për debatin që patën të dy në komisionin e kaluar. Ai mori hak ndaj  Majkos, i cili në mbledhjen e herës së shkuar të komisionit në një kohë që Doshi e ka thërritur deputetin e PS në emër, ky i fundit i ka kujtuar që për të ai është “Zoti Majko”. Sot ishte Doshi që i tha mos më thirr në emër, por “Zoti Doshi”.

Debatet në Komision:
Doshi: Jeni parti e 20%..
Hysi: Zoti Doshi jo keshtu..
Majko: Tome një minut se po flas une..
Doshi: Mos me thuaj Tome mua, por më thirr Zoti Doshi.
Majko: Ke te drejte.

Debate e replika mes dy politikanëve pati edhe në komisionin e shkuar
Majko: Në diskutimin që ne bëmë me përfaqësuesit e EURALIUS, dhe unë dëshiroj të ruaj opinionin tim që ILDKP nuk duhet të merret me sektorin privat në mënyrë të prerë.
Doshi: Pandi, kisha…
Majko: Unë jam zoti Majko…
Doshi: Po mirë mo, zoti Majko, Pandi, se kolegë jena. Zoti Majko, nuk jam dakord me ty, sepse e mira është që edhe në të ardhmen të futen subjekte të tjera private. Mos ta bajmë vendim strikt. Se këta janë institucioni ma i korruptuar në vend, deklarimi i pasurive.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb