Në Lezhë, megjithëse pallatet janë evidentuar si të pabanueshme, shumë familje që e kanë pasur të pamundur të transferohen në Shëngjin, ose që nuk kanë gjetur sot vend tjetër për të jetuar, janë detyruar të qëndrojnë në shtëpitë e dëmtuara duke rrezikuar jetën.

Tone Përndoj është një nënë që duke pasur fëmijën e sëmurë, nuk ka mundur të largohet nga pallati që është i dëtmuar rëndë nga tërmeti. “Këtu s’ka ardhë kush me pa. Kam shkuar tek Bashkia më kanë thënë ke ardh me vonesë këtu në Balldren kurse në Lezhë s’na kanë pranuar”, – shprehet ajo, ndërsa thotë se ka pasur edhe diferencime mes banorëve të të njëjtit pallat. Me zonjën Tone Përndoj bisedoi ish – nënkryetarja e Bashkisë Lezhë, Alfrida Marku.

Tone Përndoj: Unë jam Tone Përndoj. Jetoj këtu, banoj në këtë pallat. Kanë ardh e kanë parë, këtu s’kanë qënë, s’ka hyrë kush me thënë që me pa këtu inxhinierët që kanë ardh. Na patën thënë me dal me shku në Shëngjin, kam pasur një fëmijë të sëmurë edhe s’mund të shkoja. Këtu s’ka ardhë kush me pa. Kam shkuar tek Bashkia më kanë thënë ke ardh me vonesë këtu në Balldre kurse në Lezhë sna kanë pranuar, kam shkuar e sna ka pranuar kush. Kemi bërë një kërkesë tani e kemi çuar për në Tiranë, sna ka kthyer kush përgjigje.

Alfrida Marku: Këtu në këtë pallatin këtu, familje të tjera kanë marrë dëmshpërblim?

Tone Përndoj: Familje të tjera kanë marrë… kanë marrë, kanë marrë!

Alfrida Marku: Me çfarë jetoni?

Tone Përndoj: Ne të ardhura s’kena për Zotin, dy fëmija janë pa punë edhe… Me më ndihmu edhe mua siç kanë ndihmuar të tjerët, të paktën mos me na nda, një po një jo. Tërmeti ka rënë barabartë, si në kat të parë si në kat të pestë. Të tjerët kanë marrë edhe ne s’kemi marrë.

4b5cf0f7 B3ae 4a47 A805 6d712ed2d6b4
4b5cf0f7 B3ae 4a47 A805 6d712ed2d6b4
02ca5dc4 Cd1e 491a A45f 5d22f6391b11
02ca5dc4 Cd1e 491a A45f 5d22f6391b11
A99421da 1a98 495e B005 0c912a348524
A99421da 1a98 495e B005 0c912a348524
Tone Perndoj, Lezha
853b2491 91bb 4e63 8828 229377f197a1

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb