Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho këtë të hënë ka dorëzuar në Bashkinë Kamëz një peticion të firmosur nga banorët e zonës, për sa i përket shkollës Ibrahim Basha e cila rezulton e mbyllur ditën e parë të hapjes së vitit të ri shkollor.

Në ambientet e Bashkisë Kamëz deputetja Xhixho është përplasur verbalisht me kryebashiakun Rakip Suli duke e pyetur këtë të fundit për hapjen e shkollës Ibrajhim Basha, ndërsa e ka ftuar atë të përballet me qytetarët në një dëgjesë publike.

“Peticioni i kryer që në mars 2022 nuk ishte marrë në dorëzim nga Bashkia, erdha personalisht që ta prokolloja. Më thanë që përgjigja do vijë brenda një jave”.

“Kryetari i Bashkisë doli vetë pëersonalisht e ftova publikisht që shqetësimin e qytetarëve ta adresoj e qytetarët donin dhe një dëgjesë me kryetarin për afatet, proceset e tenderimit dhe kur mund ti rikthehen jetës normale, e për pagesat e furgonave që shkojnë 30 mijë lekë në muaj. Rilindja duhet ta kuptojë që koha e llogaridhënies ka ardhur, për cdo investim publik e mos kenë frikë nga llogaridhënia”, tha Xhixho.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb