Gjermania është treguar e pamëshirshme sonte në Borussia Park, teksa mposhti 5-2 Italinë, në sfidën e vlefshme për Nations League.

Panzerat e nisën mirë takimin dhe u shpërblyen për presionin e bërë në minutën e 10-të. Gjithçka nis nga krahët, me Kimmich që me pak fat gjendet para Donnarummas dhe zhbllokon takimin.

Kur dukej se skuadrat do shkonin në dhomat e zhveshjes me rezultatin 1-0, Bastoni bën një ndërhyerje dhe për arbitrin ishte penallti. Ashtu siç dihej, ekzekutimin do e merrte përsipër Gundogan, futbollist ky i njohur për gjakftohtësinë e tij. Përfundimi? Rrjeta.

Goli i 3-të dhe që do i jepte përfundimisht vulën kësaj sfide do ishte i Muller, në fillimin e pjesës së dytë.

Asgjë nuk do mbaronte me kaq, pasi dopieta e Werner në minutën e 68-të, me dy gola të njëpasnjëshëm, do thellonte akoma më shumë avantazhin.

Minutat e mbetura shërbyen për 2 gola të Italisë. Gnonto përfitoi pas një kthimi topi te Neuer dhe nuk e kishte aspak të vështirë të “tundtte rrjetën”. Në limite, pati kohë edhe për Bastonin.

Kështu mbaron kjo sfidë, në një nga netët më të errëta të italianëve.

Po në këtë grup, u pa një befasi e madhe. Hungaria triumfoi 0-4 ndaj Anglisë.

Rendtiaj
Rendtiaj

Në sfidat e tjera, Netherlands-Wales u mbyll 3-2, ndërsa Poland-Belgium në shifrat 0-1.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb