Tottenham vijon të tregojë se nuk dotë dorëzohet deri në fund të kampionatit. Të besuarit e Antinoi Contes, pasi triumfuan në derbi ndaj Arsenal, morën sot në shtëpi një fitore me shumë vlera. Vetëm 1-0 ndaj Burnley, por tri pikë të arta, pasi Spurs janë në vend të katërt tashmë.

Sfida e luajtur në Tottenham Hotspur Stadium është vendosur në fundin e pjesës së parë nga Harry Kane, i cili është treguar i saktë nga pika e bardhë.

Spurs tani do të shpresojnë te një dhuratë nga Newcastle, që do të presë nesër në mbrëmje në shtëpi Arsenal-in e Mikel Arteta-s. Tottenham mban vendin e katërt në renditje aktualisht me 68 pikë, ndërsa Topçinjtë ndodhen në vendin e pestë me 66 pikë dhe një ndeshje më pak.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb