Chelsea ka barazuar 2-2 me Tottenham në derbin e Londrës, të vlefshëm për Premier League.

Pjesa e parë do përfundonte 1-0 në favor të djemve të Tuchel. Koulibaly do lëshonte një goditje të bukur në minutën e 19-të, duke çuar topin pas shpinës së Lloris.

Barazimi do vinte në minutën e 68-të nga Hojbjerg. Chelsea do rimerrte epërsinë në minutën e 77-të me James, me rezultatin që do ndryshonte në fund, nga një gol i Kane.

Në minutat shtesë u aktivizua edhe Armando Broja.Kjo ishte ndeshja e fundit për sot në Premier League.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: