Mauro Icardi ishte një nga çështjet më të “zjarrta” në shtëpinë ziklatër në sezonin e fundit, një problem shumë i madh i cili u zgjidh vetën në orët e fundit të merkatos. Icardi-Inter ishte një marrëdhënie e destinuar në përjetësi por problemet brenda dhomave të zhveshjes dhe kërkesat e lojtarit dërguan palët në “divorc”. Icardi zbarkoj në Paris në formë huazimi, më të drejtë blerje nga klubi francez për një shumë të përcaktuar, 70 milion euro.

Argjentinasi duket i rilindur në Paris teksa u vlerësua dhe si sulmuesi me rendimentin më të mirë në muajin tetor. Icardi nuk dëshiron të kthej më kokën pas, kërkon të qëndroj te PSG: “Të shohim në fund të sezonit, dua të bëj gjëra të mira këtu, për këtë arsye kam ardhur. Të luash për PSG, një nga klubet më të mira në botë, është diçka e rëndësishme. Do të bëj gjithçka për të qëndruar këtu”, u shpreh Icardi në një intervistë për Rmc Sport.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: