Ish-konkurrenti i Përputhen, Atdhe Xharavina, në një intervistë për moderatoren Çenkuela Hasa, ka sqaruar statuset e dyshimta në rrjetet sociale, të cilët ndjekësit i konsideruan si thumbim ndaj “ribashkimit” të Bora Zemanit dhe Donald Veshajt.

Për News24 Atdheu ka komentuar dhe për ribashkimin e mundshëm dhe të shumë komentuar të moderatores Bora Zemani dhe aktorit Donald Veshaj.

“E kam thënë në fillim që do ribashkohen, e duan shumë njëri-tjerin, suksese ju uroj, unë kam qejf t’i shikoj mirë”, u shpreh Atdheu duke sqaruar dhe postimet në Instagram.

“Sa postoj diçka e lidhin me diçka tjetër. E kam thënë që nuk i bëj kastile, por nëse ka ndodhur një gjë për momentin pse duhet të pres 3 ditë derisa të harrohet që të postoj unë te instagrami im. Njerëzit e keqkuptojnë”, u shpreh Atdheu për ‘FitStation’.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb