FUSHË-KRUJË

Aksi rrugor Fushë Krujë-Thumanë ka patur këtë të enjte një fluks të shtuar mjetesh në kahun drejt veriut. “BalkanWeb” ka siguruar pamjet nga ky aks, ku shihet qartë karvani i gjatë i makinave, të cilat presin njëra pas tjetrës për të vijuar rrugëtimin drejt destinacionit të planifikuar.

Trafiku i rënduar ka qenë gjithmonë prezent në këtë aks rrugor, ndërsa drejtuesit e mjeteve shprehet të indinjuar. E si të mos mjaftonte vetëm ky problem, drejtuesit e mjeteve janë të detyruar të presin mes temperaturave të larta.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb