Aksi i rrugës nacionale Vorë-Fushë-Krujë është përfshirë në trafik të rënduar gjatë ditës së sotme.

Gazetari Julian Shota raportoi për “BalkanWeb” se vargu i makinave i kalon 15 km. Shkak për këtë trafik të rënduar është bërë hyrja në superstradën Fushë-Krujë-Thumanë e cila është vetëm me dy korsi, një vajtje e një ardhje dhe e ka të pamundur të perballojë fluksin e makinave që vijnë nga Veriu në drejtim të Shqipërisë së Mesme dhe anasjelltas.

Sipas informacioneve, më problematike është lëvizja në korsinë Vorë-Rinas deri në Fushë-Krujë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: