Trafiku është kthyer në makthin e turistëve, të cilët kanë udhëtuar këtë mesditë në aksin rrugor Radhimë-Vlorë.

“BalkanWeb” iu sjell më poshtë një video, që tregon radhën kilometrike të krijuar në rrugë nga trafiku tepër i rënduar.

Nuk dihet çfarë e ka shkaktuar këtë trafik, por pushuesve u është dashur të presin për shumë kohë në rrugë, edhe pse është kulmi i vapës dhe temperaturat janë mjaft të larta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: