SHKODER- Në kuadër të plan-operacionit “Vjeshtë 2017”, policia e Shkodrës ka sekuestruar 246 m2 pasuri etë paluajtshme, 3 automjete luksoze, mes tyre një “Ferrari” dhe një “Porche”. Bëhet fjalë për shtetasin Kacjolin Zefi, që rezulton të jetë arrestuar për trafik droge.
shkoder makinat e shtrenjta

NJOFTIMI I PLOTË
Me 26.09.2017 nga strukturat e D.V.P. Shkodër në bazë të procedimit penal nr. 194 të datës 12.02.2017 “Pastrim i produkteve të veprës penale” u bë ekzekutimi i vendimit të sekuestros preventive të vendosur nga Gjykata e Shkallës se Parë Shkodër me vendim nr. 825 me datë 22.09.2017, për pasuritë e paluajtshme dhe të luajtshme në pronësi të shtetasit Kacjolin Zefi (arrestuar për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike” me date 29.11.2016), ku janë sekustruar pasuritë e paluajtshme dhe të luajtshme si më poshtë:

a) Apartament 78 m2 në qytetin e Shkodrës
b) Ndërtesë 100m2
c) Truall 53 m2 me 15 metra objekt,
d) 3 automjete në pronësi të shtetasit Kacjolin Zefi, si më poshtë:

-Automjeti tip “Ferrari” me vlerë rreth 200 mijë euro,
-Automjeti tip “Porsche” me vlerë rreth 100 mijë euro,
-Automjet tip “Peugeot” me vlerë 10 mijë euro.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb