Autobusi i Manchester Cityt ka mbërritur me vonesë në stadiumin “Ataturk”. Shkak është bërë trafiku i rënduar në rrugët e Stambollit.

Edhe pse në plan ishte arritja në orën 19.00, Citizens kanë zbarkuar në impiantin gjigand vetëm në orën 19.30. Finalja e madhe e UEFA Champions League ndaj Interit do të luhet në orën 21.00 dhe po pritet me padurim nga tifozët.

Skuadra nga Manchesteri nuk ka fituar asnjëherë këtë kompeticion. Haaland me shokë do synojnë triumfin, ndaj një rivali aspak të lehtë si Interi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: