Një ngjarje tronditëse është raportuar në Stamboll. Një i ri i cili po shëtiste rreth kullës së Galatas i ka vënë flakën vetes.

28-vjeçari është parë i veshur me kostum Hallowen-i. Tregtarë të zonës kanë ndërhyrë fillimisht duke u munduar të shuajnë flakët me fikse zjarri.

Në vendin e ngjarjes po ashtu ka mbërritur menjëherë policia dhe ambulanca , të cilin e kanë transportuar të riun në spital ku edhe është konstatuar se kishte djegie të shkallës 2 dhe 3.

Ndërkohë policia gjatë kontrollit , ka gjetur në xhepin e të riut një biletë autobusi nga Konia, ndërsa në çantën thuajse të djegur i është gjetur një tabletë, të cilën policia po e heton.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: