TIRANË- Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy të rinj të cilët janë zbuluar duke transportuar municione luftarake.

Sipas të dhënave zyrtare, dje Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 5, në Kamëz kanë kapur në flagrancë shtetasit:

• Ajet S., 18 vjeç, banues në Tiranë
• Kujtim Tahiri, 33 vjeç, banues në Tiranë

Dy të rinjtë janë kapur në flagrancë në momentet që po trasportonin dy arka metalike, ku në brendësi të cilave dyshohej se kishte municion luftarak. Pas hapjes së arkave metalike, në brendësi të tyre janë gjetur 1440 fishekë, të kalibrit 7.62 mm.

Ata shihen teksa janë kapur nga 4 efektivë policie civilë dhe shtrihen në tokë ku iu vihen prangat. Pas kontrollit në triçikël një prej efektivëve zbulon fishekët dhe pyet “Ca janë këto?”.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:
– 1440 fishekë, të kalibrit 7.62 mm
– 1 triçikël, në pronësi të shtetasit Kujtim Tahiri
– 1 automjet i tipit “Volkswagen”, në përdorim të shtetasit Ajet S.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb