Korça është përfshirë nga temperatura të ulëta, ndërsa gjatë natës nuk kanë munguar edhe reshjet e borës, trashësia e së cilës ka shkuar nga 20cm deri në 40 cm.

Ndërkohë autoritetet janë duke punuar për mirëmbajtjen e rrugëve në Voskopojë, Dardhë, në segmentin Korçë-Dvoran si edhe në rrugën Korçë-Qafa e Qarrit –Ersekë ku janë vendosu tre borëpastruese.

Drejtuesve të automjeteve i bëhet apel të tregohen të kujdesshme në këto akse. Gazetarja Lorena Kodra tha për ‘BalkanWeb’ se probleme janë shfaqur në 4 fshatra në Moglice të Maliqit të cilat janë pa energji elektrike. Përkatësisht pa energji ka mbetur fshati Kodras, Peshtan, Osoje, Katrian.

Sipas raportimeve prej orës 22:00 të mbrëmjes mungon energjia. Edhe në fshatin Miras të Devollit ka patur shkëputje të energjisë elektrike.

Ndërsa rruga e Arrzës e vështirë për tu kaluar nga ngricat. Në rrugët rurale në Kolonjë si në fshatrat Clirim,Gjonc,Radac kalimi i mjeteve të vogla është  i pamundur pasi trashësia e dëborës, arrin 50-60 cm.

Ndërkohe vijon të mbetet i bllokuar fshati Panarit. Po ashtu edhe në Bashkinë Pogradec shumë fshatra kanë mbetur të bllokuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: