Air Albania mirëpret ditën e mërkurë ndeshjen mes Romës dhe Feynoord, e vlefshme për finalen e Conference League. Ashtu siç pritej, trazirat nuk kanë munguar dhe kanë filluar që një ditë para.

Siç shihet edhe nga pamjet, huliganët e Romës, të ndodhur pranë qendrës, kanë filluar të gjuajnë me shishe qelqi dhe plastike. Kjo ka krijuar një situatë të pakëndshme dhe për të qetësuar situatën, ishte e nevojshme ndërhyerja e policisë.

 

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb