Në këtë kohë që po jetojmë, artistët edhe pse nuk performojnë në publik, gjejnë mënyra për të qenë të pranishëm. Redon Makashi, Elton Deda dhe Aleksandër Gjoka nuk kanë qëndruar indiferentë as në këtë periudhë të vështirë që po kalon vendi. Pas ndihmës që dhanë për të prekurit nga tërmeti, ata dhuruan sot 500 maska për spitalin infektiv dhe ëmbëlsira për mjekët që janë në vijën e parë të luftës me virusin e rrezikshëm.

“Sot dhuruam 500 maska për mjekët e spitalit të Infektivit në Tiranë. Ishte mënyra jonë modeste për t’i falënderuar këta heronj të heshtur të cilët po përballen me luftën kundër Covid-19. Kishim premtuar se një pjesë e të ardhurave nga shitja e biletave të koncerteve në Greqi do shkonin për fondin e rindërtimit të tërmetit të 26 Nëntorit, por gjykuam se lufta kundër Covid-19 është më aktuale dhe maskat dhuruar sot do ofrojnë ndihmë konkrete mjekëve dhe infermierëve të spitalit.
Mirënjohje dhe respekt për heronjtë tanë. Keep rocking ?”, shkruan Aleksandër Gjoka.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb