Shqipëria dhuroi një paraqitje pozitive përballë Spanjës, përtej rezultatit, kuqezinjtë e Edy Reja u shfaqën shumë solid, luajtën si të barabartë përballë një prej ekipeve më të mira në botë.

Edy Reja, në konferencë për shtyp, u ndal te kjo përballje, ku sigurisht rezultati i rri “ngushtë”. Tekniku italian u analizoi edhe te paraqitjen e disa individëve si Armando Broja, i “ngacmuar” nga gazetarët:

E shikoni Spanjën si kampione bote dhe a jeni të kënaqur që e vutë në vështirësi Spanjën? – Bëmë një paraqitje shumë të mirë në tërësi ndaj Spanjës. Fola me trajnerin Luis Enrike pas ndeshjes dhe e urova, i thashë që ka një ekip shumë të mirë dhe uroj shumë që në Botëror Spanja të bëjë një paraqitje shumë të mirë dhe të fitojë Kupën e Botës. Aktualisht Spanja ka një ekip shumë teknik, po themi që janë 10 lojtarë që janë thuajse në të njëjtin nivel. Nuk ka një fenomen, por i gjithë ekipi është i mbushur me Top Players. E urova për paraqitjen dhe për Botërorin. Jam i mërzitur sot për rezultatin, por më shumë për mënyrën se si i pësuam golat. Më vjen keq sepse të njëjtat gabime kemi bërë edhe në ndeshjet e kaluara, sidomos me Poloninë, nëse nuk do të kishim humbur në Tiranë, sot do të ishim në play-off dhe do të ishim duke luajtur për një biletë në Botëror. Po rritemi, kemi bërë progrese, por kemi nevojë të punojmë në mënyrë të veçantë për të shmangur gabimet e vogla dhe për të bërë hapin cilësor që të jemi në gjendje të luajmë edhe me ekipe të mëdha në të njëjtin nivel. Më vjen mirë për faktin që lojtarët punuan shumë, besoj se luftuan dhe treguan karakter dhe shpirt luftarak deri në fund sidomos në pjesën e mbrojtjes që më ka pëlqyer shumë.

Broja titullar? – Broja është një lojtar që ka aftës shumë të veçanta teknike, por kam shumë lojtarë, nuk kam veç Brojën. Më vjen shumë keq që evidentohet në këtë mënyrë çështja kur vjen pun ate Broja, sepse ai ka luajtur shumë herë titullar. Duhet të informoheni para se të nxirrni të tilla konkluzione, ka luajtur ndaj Kazakistanit dhe Lituanisë në Nations League, ka qenë titullar ndaj San Marinos dhe në ndeshje të tjera. Sigurisht djaloshi është përmirësuar shumë, e pamë edhe sot se çfarë është në gjendje të bëjë kur ka topin në këmbë, ai është shumë i rrezikshëm për çdo mbrojtje dhe ka pësuar një rritje shumë të madhe dhe të vazhdueshme dhe është forcë për këtë skuadër. Siç e thashë, nuk kam veç Brojën, kam 26 lojtarë të tjerë dhe për mua është i rëndësishëm i gjithë ekipi.

Kjo skuadër, më e mira e të gjitha kohërave? – Unë shpresoj të plotësoj këtë organikë brenda një viti. Uroj shumë të keni të drejtë, që ky është brezi më i mirë, kemi kaq kohë që punojmë me këta lojtarë, punojmë vazhdimisht dhe skuadra rritet gradualisht dhe kjo është shumë e nevojshme. Synimi ynë është të përmirësohemi për të arritur drejt objektivit që ne kemi për të arritur në finale të EURO 2024ë. Sigurisht na duhet shumë lojtarë të rinj për t‘i afruar dhe kompetitivë, por për të arritur rezultate të mira në vazhdim duhen minimalisht 20 lojtarë cilësorë në një ekip për të arritur rezultate të mëdha.

Goli i dytë i Spanjës – Më vjen shumë keq për golin e dytë të Spanjës, kur hyra në dhomat e ndeshjes e pashë që ishte offside dhe u ndjeva edhe më keq për këtë fakt, por mënyra se si ai e realizoi ishte fantastike.

Edhe mbrojtësi Berat Gjimshiti u shpreh i keqardhur për këtë rezultat, teksa thotë se skuadra dha gjithçka në fushë.

Keqardhje për humbjen e ndeshjes? – Ndihem shumë, jo pak. Të dhemb akoma më shumë nëse barazon në minutën e 85-të dhe pastaj je afër një rezultati historik dhe më pak pëson gol në minutën e fundit.

Dinakë pas barazimit? – Pas lojës gjithmonë ke shumë gjëra për të korigjuar, çfarë mund të bënim ose jo, por deri në atë moment që po luanim po jepnim gjithçka në fushë. Për shkak të një gabimi pësuam golin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb