Një tren u përplas me një kamion në Teksasin qendror, SHBA, duke shkaktuar një shpërthim masiv.

Përplasja u regjistrua në mëngjes, ndërsa treni mbante cisterna nafte, që shpërthyen nga goditja.

Si pasojë e flakëve u dogj të paktën një shtëpi që ndodhej pranë binarëve.
Fatmirësisht, makinisti dhe shoferi i kamionit, pësuan vetëm disa dëmtime të lehta.

Rreziku për shkak të ngarkesës së trenit vijon të mbetet i lartë, ndërsa po punohet ende për të vënë nën kontroll flakët.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb