ITALI-Në videon e filmuar në një plazh në Trieste dhe të publikuar në Facebook, shihet momenti në të cilën barka përplaset dhe nxjerr tym në një zonë të mbushur me plazhistë.

Fatmirësisht nuk ka pasur asnjë të lënduar, pasi burri që ka qenë në drejtimin e skafit është hedhur në det në momentin e fundit.

Besohet se pas flakëve që kanë rënë në bord piloti automatik ka komanduar marshin dhe ka lëvizur me shpejtësi në gjirin e Triestes duke u përplasur.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16 të së shtunës pikërisht në `Filtri´ di Aurisina’, një zonë jashtë Triestes.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb