Pa katër titullarë në formacion, Najdovski, Batha, Kale e Torasa, Tirana siguroi fitoren e tretë radhazi përballë Kastriotit, diçka që ndodh për herë të parë këtë sezon.

Në letër ishte një ndeshje delikate, përballë një rivali që ka ditur shpesh të marrë atë që kërkon, por kampionët në fuqi jo vetëm siguruar pikët e plota por bënë dhe një rotacion thuajse të plotë për të përgatitur me qetësi derbin e kryeqytetit.

Taulant Seferi kaloi Tiranën në avantazh në minutën e 20-të, duke fituar një 11-metërsh, po vetë u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Me fillimin e pjesës së dytë ishte Hoxhallari që më një super gol nga goditja e dënimit realizoi dhe golin e dytë për Tiranën. Kastrioti u përpoq të rihapte ndeshjen, e bënë diçka të tillë në minutën e 65-të me De Silva por vetëm kaq, pa mundur të marrin pikë nga kjo sfidë.

Tirana sheh që “zona euro” afrohet gjithnjë e më shumë, mbi të gjitha pas blofit të Teutës në transfertë përballë Bylis. Bregdetarët nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1. Dejvi Bregu kaloi durrsakët në avantazh në minutën e 35-të duke u treguar i saktë nga pika e bardhë e penalltisë por Beji shtatë minuta më pas barazoi shifrat në 1-1.

Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund me dy ekipet që ndanë nga një pikë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb